Gentjan Bejtja dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të mesnatës së kaluar në fshatin Larushk të Krujës.
Viktimë e këtij atentati mbeti kunati i tij 29-vjeçar Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur 8 dhe 13 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën.
Bejtja është një person i njohur për policinë pasi i kishte shpëtuar dy atentateve më herët në vite.
Mësohet se nisur nga problemet në Shqipëri, Bejtja kishte kërkuar më parë azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por këto kërkesa nuk i janë pranuar.