Sot hapet gara për kreun e SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane të pranishëm në mbledhjen e KLP-së - Gazeta Express
string(102) "sot-hapet-gara-per-kreun-e-spak-perfaqesuesit-e-ambasades-amerikane-te-pranishem-ne-mbledhjen-e-klp-se"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 10:31

Sot hapet gara për kreun e SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane të pranishëm në mbledhjen e KLP-së

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 10:31

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të hapë sot zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mandati i kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit përfundon në dhjetor 2025.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri kanë mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të qenë të pranishëm në mbledhje.