Sot hapet ekspozita ‘Diell’ në Galerinë Qahili - Gazeta Express
string(44) "sot-hapet-ekspozita-diell-ne-galerine-qahili"

Sot hapet ekspozita ‘Diell’ në Galerinë Qahili

Arte

Gazeta Express

23/04/2024 14:31

Sot, në Galerinë ‘Qahili’, më fillim nga ora 19:00 hapet ekspozita kolektive e tri artisteve e titulluar ‘Diell’.

Artistet pjesëmarrëse janë: Bardha Buza, Merita Myderrizi Maloku dhe Vjosa Bujari Maliqi.

Lexo Edhe:

Dielli është një emblemë lavdie dhe shkëlqimi. Ai përfaqëson lumturinë, jetën dhe spiritualitetin. Një simbol i shpresës. Diell është një ekspozitë e kuruar që hulumton fuqinë transformuese të dritës diellore, duke u fokusuar në diell si burimin përfundimtar të dritës dhe jetës në universin tonë.