string(82) "sot-hapen-negociatat-rama-shqiperia-ulet-ne-tryezen-e-madhe-te-europes-se-bashkuar"

Shqiperi

Gazeta Express

19/07/2022 8:15

Sot hapen negociatat, Rama: Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së bashkuar

Shqiperi

Gazeta Express

19/07/2022 8:15

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë e cila do të mbajë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel që do të shënojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel së bashku me një delegacion shqiptar, e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan që Shqipëria sot do të ulet në tryezën e madhe të Bashkimit Europian.

Mirëmëngjes me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama.

Lexo edhe: Historike/ Sot mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbulohen 25 negociatorët

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE kurse sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në sot do të mbahet edhe për Maqedoninë e Veriut.

Zhbllokimi i nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE, erdhi pasi parlamentit maqedonas vendosi të miratojë propozimin francez që zhbllokonte ngërçin me Bullgarinë, e cila kishte vendosur veton ndaj Shkupit duke u bërë pengesë edhe për Shqipërinë.

Çfarë pritet të ndodhë?

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE. Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

Agjenda 

E martë, 19 korrik

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar
Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula
von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit
Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
Formati: 1+2
Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:
Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski
dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de
la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së
Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
me Bashkimin Europian.

/Gazeta Express