Pranvera fillon sot në ora 16 e 33 minuta. Në të njëjtë kohë në hemisferën jugore fillon vjeshta.
Pranvera do të zgjat 92 ditë, 17 orë e 54 minuta, respektivisht deri më 21 qershor të vitit 2022 në ora 11 e 13 minuta, kur fillon vera.
Për ditën e parë të pranverës, e cila do të zgjat 12 orë e 5 minuta, meteorologët parashikojnë mot me diell dhe të ftohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior./TV21