Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” do të mbahet në datat 20-27 nëntor në Tiranë. Shfaqjet e festivalit do të kenë hyrje të lirë për spektatorët, për t’u dhënë mundësinë secilit të ndjekin nga afër punën e regjisorëve, aktorëve, skenografëve, kostumografëve, kompozitorëve.
Edicioni i dytë i “Moisiu-t” do të mbyllet me bashkë prodhimin e tri teatrove, “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçi dhe regji nga Ilir Bokshi. Kjo shfaqje është jashtë garës.
Çmimet që do të ndahen në festival janë si më poshtë:
Shfaqja më e mirë
Regjia më e mirë
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
Aktori i dytë më i mirë
Aktorja e dytë më e mirë
Aktori i ri ose aktorja e re më e mirë
Skenografia më e mirë
Kostumografia më e mirë
Kompozitori ose kompozitorja më e mirë
Çmimi i dramës shqipe
Çmimi i karrierës
Festivali është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm në Prishtinë, ndërsa mbështetet nga Ministritë e Kulturës të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...