Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim - Gazeta Express
string(73) "sot-dy-seanca-te-komisioneve-parlamentare-per-ceshtje-evropiane-dhe-arsim"

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 10:05

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 10:05

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga dy seanca do të mbajnë Komisionet për çështje evropiane dhe arsim, shkencë e sport.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti dhe Propozim ligj për ndërmjetësim, të dy në lexim të dytë. Në seancën e 26-të të Komisionit deputetët duhet të deklarohen për nevojën e sjelljes së Ligjit për ilaçet, Propozimi për Procedurën civile, Propozim ligji për pagesën e kompensimit monetar për viktimat e veprave penale me dhunë dhe Propozim ligji për Ndryshimin e ligjit për burimet minerale, të gjitha në lexim të parë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të shqyrtojë Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për aktivitetet inovative në lexim të parë, pastaj Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit, poashtu në lexim të parë.