“Sot dua të jem zë shprese”, këngëtari i njohur rrëfen betejën me COVID-19 - Gazeta Express

“Sot dua të jem zë shprese”, këngëtari i njohur rrëfen betejën me COVID-19

Rozë

Gazeta Express

30/08/2020 9:26

Këngëtari kolumbian, J Balvin, i cili para disa javësh ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka rrëfyer përvojën e tij me këtë virus dhe ndjesitë që ka përjetuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, 35-vjeçari është shprehur se për një çast ka humbur shpresat, si pasojë e simptomave të rënda që kishte nga virusi.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua, kur isha me COVID-19. Carlos dhe Sergi janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj, virusi u bë edhe më i fuqishëm.

Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, ka shkruar Balvin.

Tashmë, artisti e ka kaluar virusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.