Sot do të dëshmojnë ekspertët nga Sllovenia për Onkologjinë - Gazeta Express
string(59) "sot-do-te-deshmojne-ekspertet-nga-sllovenia-per-onkologjine"

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 12:52

Sot do të dëshmojnë ekspertët nga Sllovenia për Onkologjinë

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 12:52

Mjekja Simonida Crvenkova veproi në mënyrë korrekte dhe zgjati periudhën e mbijetesës më shumë se zakonisht te çdo pacient jashtë standardeve mesatare që është konfirmuar në studimet shkencore dhe ajo që po dëgjojmë tani në seancë është temë për kongres kombëtar ose shkencor të onkologëve, por nuk është temë për një sallë gjyqi dhe proces gjyqësor, deklaroi para fillimit të gjykimit të sotëm mbrojtësi i Crvenkovës, avokati Vladimir Tufegçiq.

Tufegçiq, siç theksoi, pret diskreditim të plotë të aktakuzës sepse u “vërtetua se rezultatet profesionale dhe mendimi janë bërë në bazë të dokumentacionit selektiv dhe të paplotë, nuk janë marrë parasysh historitë paraprake të sëmundjes së pacientëve, trajtimi në klinika tjera, operacione dhe rekomandime, si dhe që nuk janë marrë parasysh protokollet kombëtare të Maqedonisë”.

“Trajtimi mjekësor i aplikuar, siç kam thënë, duhet të jetë në kuadër të rekomandimeve kombëtare të aplikuara nga mjekët tanë dhe jashtë asaj nuk mund të kërkohet absolutisht kurrfarë përgjegjësie. Të gjithë e dimë shumë mirë se në ç’farë gjendje është shëndeti ynë dhe prandaj në seancën e gjyqit ishit të pranishëm kur thashë se e mbroj mjeken Crvenkova, nderin dhe reputacionin e saj, por në të njëjtën kohë i mbroj edhe nderin dhe reputacionin e sistemit shëndetësor të Maqedonisë”, deklaroi Tufegçiq.

Mbrojtja, siç theksoi Tufegçiq, te gjykata si dëshmi dorëzoi edhe ekspertizë farmakologjike nga profesori Labaçevski, i cili, siç theksoi, “konfirmon se “erlotinibi” konkretisht nuk është ilaç biologjik dhe se pasojat e padëshiruara nga aplikimi i tij nuk mund të jenë ato që i thekson mjeku nga Sllovenia – pasoja fatale vdekjeprurëse”.

“Ato janë, siç i quajnë mjekët, kalimtare, përkatësisht të kalueshme: skuqje e lëkurës, rënie e flokëve dhe disa efekte më të lehta të padëshiruara, por asesi nuk mundet përdorimi i “erlotibinit” të shkaktojë vdekje, siç u përpoq të provonte mjeku nga Sllovenia. Dhe, përfundimisht, edhe vetë mjeku konfirmoi se nuk përcaktoi cili mjek saktë cilat veprime i ka ndërmarrë gjatë trajtimit të pacientëve konkret, që është thelbësore për një paraqitje penale-ligjore”, deklaroi Tufegçiq.

Gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës për Onkologji, Nino Vasev, i cili së bashku me dy onkologë tjerë është akuzuar për trajtim joadekuat të pacientëve, vazhdon edhe sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia, të cillët i kanë analizuar ekspertizat mjekësore për Prokurorinë.

Ekspertja Maja Ravnik nga Fakulteti i Mjekësisë në Maribor të Sllovenisë, dje më shumë se tetë orë është përgjigjur në pyetjet e kryqëzuara të mbrojtjes së ish drejtorit të Klinikës për Onkologji, Nino Vasev, të cilat parashtroheshin në lidhje me barnat konkret dhe dozat që janë dhënë dhe harmonizimi i tyre me disa studime dhe protokolle, por edhe për atë se cilat janë protokollet kombëtare, gjendja e arritshmërisë së barnave onkologjike, si dhe për pjesët konkrete të dokumentacionit mbi të cilin themelohet ekspertiza e saj për disa pacientë të caktuar.

Ravnik me kërkesë të Prokurorisë ka bërë ekspertizën e dokumentacionit mjekësor për trajtimin e gjithsej 51 pacientëve në Klinikën për Onkologji.

Sa i përket ekspertizës, Ravnik në fillim tha se gjatë vitit 2011 e ka dhënë provimin evropian për onkologji interne, në vitin 2012 ka dhënë provimin specialistik nga onkologjia interne dhe prej atëherë punon në Qendrën klinike në Maribor si onkologia e parë, ndërsa nga viti 2016, kur u formua reparti, është drejtuese e repartit. Nga viti 2022 është koordinatore kombëtare për specializim në Slloveni.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Ana Gogovska Jakimovska.

Në pajtim me dinamikën e njoftuar, kah fundi i marsit duhet të fillojë me dëgjimin e ekspertëve nga Serbia, të cilët gjithashtu kanë punuar në ekspertizën mjekësore për Prokurorinë.

Ish drejtori i Klinikën për Onkologji, Nino Vasev, dhe dy onkologë tjerë – Simonida Crvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji – Shkup, akuzohen për trajtim joadekuat të pacientëve. Procedura filloi edhe kundër një onkologu tjetër, e pandehura e dytë Meri Peshevska, e cila pranoi fajin dhe gjykata e dënoi me dy vjet dënim me kusht me burg.

Aktakuza i ngarkon mjekët për vepra të vazhduara penale kundër shëndetit të njerëzve dhe trajtim joadekuat, me ç’rast te 29 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim adekuat të gjendjes shëndetësore. Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish drejtorit ekonomik të Klinikës është ngritur edhe një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për manovra, me dëm prej mbi 2,2 milionë denarë në buxhetin shtetëror.

Advertisement
Advertisement
Advertisement