Sot dhe nesër zhvillohet xhiroja e fundit e Superligës, që do të vendosë përfundimisht se kush do të jetë në vendin e dytë dhe cilat do të jenë çiftet çerekfinale të “Play-off”-it.
Sonte do të përballen Bashkimi dhe Peja, sfidë që do të zhvillohet në Pejë. Dueli pritet të jetë mjaft interesant, pasi Peja ka 18 fitore e nëntë humbje, aq sa ka edhe Golden Eagle Ylli dhe këto dy skuadra duan vendin e dytë që të kualifikohen direkt në gjysmëfinale. Ndërkohë, prizrenasit janë në vendin e gjashtë me 11 fitore e 16 humbje.
Sigal Prishtina-Vëllaznimi është sfida tjetër, por që zhvillohet në Gjakovë, që është një përballje testuese para “Play-off”-it, pasi këto dy skuadra do të ndeshen në çerekfinale të “Play-off”-it, ku renditen në pozitën katër, përkatësisht pestë.
Ndeshja e fundit zhvillohet të enjten mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, dy skuadra që u ndeshen në finale të Ligës Unike të Meshkujve, e që përfundoi me fitoren e mitrovicasve.
‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë me 25 fitore e dy humbje, derisa therandasit numërojnë 18 fitore e nëntë humbje.
Dueli Istogu-Proton Cable Prizreni është zhvilluar më herët, duke përfunduar me fitoren e prizrenasve 99:108.