Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikan - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/06/2020 9:06

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikan

Lajme

Gazeta Express

06/06/2020 9:06

Përgjigjet e aplikimeve për Lotarinë Amerikane amerikane dalin sot. Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi më 4 maj se Departamenti i Shtetit e kishte shtyrë datën e kontrollit të statusit tuaj për programin e Vizës së Diversitetit (Lotarisë Amerikane) deri në 6 qershor 2020.

Në uebsajtin zyrtar të ambasadës shkruhej ndër të tjera se ky ndryshim vinte për shkak të pandemisë nga COVID-19, “e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021”.

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.