Sot do të dalin në shitje biletat e super-derbit të basketbollit kosovar mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Dy rivalët e moçëm po përballen në gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit ndërsa aktualisht seria e ndeshjeve është 2-2.
Pra, finalisti i dytë pas Pejës do të vendoset të dielën në mega-ndeshjen që do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet duke filluar nga ora 17:15.
Prishtinasit kanë njoftuar se sot do të dalin në shitje biletat e kësaj ndeshjeve, çmimet e së cilave do të jenë 3 dhe 7 euro.
“Shitja e biletave për ndeshjen e pestë gjysmëfinale mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça do fillojë nesër tek zyret e Klubit në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00 deri në 18:00.”, thuhet në njoftim e klubit Bardhekaltër.
Skuadra që i shënon tri fitore shkon në finalen e madhe. /Gazeta Express/