Sot afati i fundit për lirimin e hapësirave në akset kombëtare, nga nesër nisin gjobat e kallëzimet penale - Gazeta Express
string(105) "sot-afati-i-fundit-per-lirimin-e-hapesirave-ne-akset-kombetare-nga-neser-nisin-gjobat-e-kallezimet-penale"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 9:06

Sot afati i fundit për lirimin e hapësirave në akset kombëtare, nga nesër nisin gjobat e kallëzimet penale

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 9:06

Sot është afati i fundit për bizneset që duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës. Qeveria u kujton të gjitha subjekteve private që kanë marrë paralajmërim nga IKMT-ja për çlirimin e hapësirave të shkelura të sigurisë rrugore.

Nga 1 gushti, do të nisin gjobat dhe ndërhyrjet e IKMT-së për ata që refuzojnë të zhvendosen, ndërsa masat ndëshkuese mund të shkojnë deri në kallëzim penal.

Përjashtim do të bëjnë vetëm bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një plan për riorganizim, duke tërhequr gardhet kufizuese në maksimumin e mundshëm.