Shkodra përkujtoi sot 34-vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991, një ngjarje e rëndë që tronditi qytetin dhe Shqipërinë e asaj kohe. Gjatë protestës kundër zgjedhjeve të para pluraliste, katër qytetarë të pafajshëm – Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka – humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Protesta e 2 prillit, që shënoi edhe fundin e kundërshtimit të dhunshëm ndaj regjimit komunist, është e njohur si protestat e fundit të këtij lloji në Shqipëri.
Në përkujtimin e këtyre martirëve të demokracisë, u zhvilluan homazhe pranë memorialit të katër dëshmorëve, ku morën pjesë kryetari i PD, Sali Berisha, familjarë të viktimave dhe qytetarë të Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha: “Martirët e 2 prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj.”
Berisha bëri apel për bashkim rreth Partisë Demokratike: “Ne nderojmë sot këtë ditë para një ngjarje që do të ndajë epokat. Përsëri ne nderojmë veprën dhe sakrificën e tyre sublime në një diktaturë që nuk bazohet më në ideologjinë e ish-komitetit të partisë, por në ideologjinë e Dobraçit, të krimit, të terrorit. Dhe kjo është një diktaturë po aq e shëmtuar sa e para”, tha ai.
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së komentoi gjithashtu edhe çështjen e kandidatit të PD-së, Bardh Spahia, që është marrë si i pandehur nga SPAK. “Bardh Spahia shkon në SPAK sepse ka zbatuar ligjin dhe ka mbrojtur kodin e një zyrtari që nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë”, përfundoi Berisha.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...