Sot 181 raste, Naser Ramadani e quan rënie të lehtë - Gazeta Express
string(50) "sot-181-raste-naser-ramadani-e-quan-renie-te-lehte"

Sot 181 raste, Naser Ramadani e quan rënie të lehtë

Gazeta Express

07/08/2020 17:46

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në një konferencë për media sot ka bërë të ditur se situata epidemiologjike në vendin tonë ka shënuar rënie.

Sipas tij rënie optimiste për 17 % prej mesatares javore është shënuar në këto 24 orë.

Lexo Edhe:

Ramadani ka bërë apel te qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat për parandalim të shpërndarjes së infektimit.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë ka shënuar një rënie të lehtë, një rënie optimiste e cila ka shkuar deri në 17 % rënie prej mesatares javore dhe me një pozitivitet të testeve 24.8% dhe një vdekshmëri 3%. Virusi është kudo andaj ju lutemi t’i zbatoni masat, sepse virusi vret”, ka thënë Ramadani.