Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe, kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Sorensen, ka thënë se ka pasur ‘’diskutime të mira’’ me Vuçiq dhe Petkoviq, përcjell Express.
Emisari ka thënë edhe se, gjatë takimit ata janë ‘’përqendruar në zbatimin e të gjitha obligimeve’’ të dialogut Kosovë-Serbi.
Në Beograd, pata diskutime të mira me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryenegociatorin Petar Petkovic mbi pritshmëritë për procesin e normalizimit në vitin 2026.
U përqendruam në zbatimin e të gjitha obligimeve të Dialogut dhe në hapat konkretë që nevojiten për të avancuar në rrugën e Serbia drejt Bashkimi Evropian’’, ka shkruar ai. /Express
Sorensen thotë se pati ‘‘diskutime të mira’’ me Vuçiq e Petkoviq: U përqendruam në zbatimin e të gjitha obligimeve të dialogut