Sorensen takon Barduanin, KFOR: Vizitë që dëshmon përkushtimin e përbashkët për paqe, dialog rajonal e paqe për të gjithë në Kosovë - Gazeta Express
string(128) "sorensen-takon-barduanin-kfor-vizite-qe-deshmon-perkushtimin-e-perbashket-per-paqe-dialog-rajonal-e-paqe-per-te-gjithe-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:11

Sorensen takon Barduanin, KFOR: Vizitë që dëshmon përkushtimin e përbashkët për paqe, dialog rajonal e paqe për të gjithë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:11

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar sot për një vizitë në KFOR ku është takuar me Komandantin, Enrico Barduani, shkruan Express.

Në këtë takim, KFOR njofton se bisedat kanë qenë të fokusuar në zhvillimet që lidhen me situatën e sigurisë në Kosovë dhe përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun Kosovë-Serbi që lehtësohet nga BE.

Barduani ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm në mes të institucioneve të BE-së në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal.

KFOR në komunikatë thotë se vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.