Sorensen takohet me kryediplomaten finlandeze, thotë se diskutuan në “detaje” për dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(101) "sorensen-1takohet-me-kryediplomaten-finlandeze-thote-se-diskutuan-ne-detaje-per-dialogun-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 14:13

Sorensen takohet me kryediplomaten finlandeze, thotë se diskutuan në “detaje” për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 14:13

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar dje me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në Helsinki ku tha se qëndroi për një vizitë pune.

Sorensen tha se me kryediplomaten finlandeze ka diskutuar “në detaje” mbi procesin që e lehtëson BE-ja, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesimin.

“Vizitë pune shumë e mirë në Helsinki, e organizuar sot nga Ministria e Jashtme e Finlandës. Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorensen në X.

Vizita e Sorensen në Finlandë e pason atë në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit pretendoi se Serbia do të jetë e angazhuar ndaj dialogut të udhëhequr nga Brukseli, ndërsa emisarit europian i kërkoi zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Express/