Sorensen sot shkon tek Vuciq, diskuton zgjedhjet në Kosovë dhe Asociacionin - Gazeta Express
string(74) "sorensen-sot-shkon-tek-vuciq-diskuton-zgjedhjet-ne-kosove-dhe-asociacionin"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 7:17

Sorensen sot shkon tek Vuciq, diskuton zgjedhjet në Kosovë dhe Asociacionin

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 7:17

I dërguar i Posaçëm i Bashkimit Europian për Dialgoun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, sot pritet nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq

Vizita e Sorensen vjen pas tentimit të ndalimit të pjesëmarrjesa së partisë serbe në Kosovë, Lista Serbe, nga Vetëvendosja në Komisionin Qendror Zgjedhor në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen me 12 tetor raportoi Euronews të martën sipas njoftimit të shërbimit për media të presidencës serbe.

Paraprakisht ishte arrestimi i Igor Popovic në Kosovë, tashmë ish ndihmësi i drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ të qeverisë serbe që tensionoi raportet dhe bllokoi procesin e Dialogut megjithëse s’kishte edhe aq lëvizje në atë drejtim në kohën e krizës institucionale.

Ndalimi i Listës Serbe u hodh poshtë nga PZAP të dielën siç kishte ndodhur edhe në dhjetor të vitit të kaluar gjatë procesit të certifikimit për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.