Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takim trepalësh ku do të ndërmjetësojë një takim në mes Kosovës dhe Serbisë.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me Petar Petkvoqin, kryenegociatorin serb për dialogun.
Në njoftim thuhet se janë diskutuar një mori çështjes përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Vazhduan takimet dypalëshe sot me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq në përgatitje të një takimi trepalësh. Diskutuam një numër çështjesh që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express
Continued bilateral meetings today with Serbian Chief negotiator @PetkovicPetar in preparation of a trilateral one. We discussed a number of issues affecting normalisation of relations with Kosovo. pic.twitter.com/TBlzlHeTS7
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 3, 2025