Sorensen i tregon zyrtarit të OKB’së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi - Gazeta Express
string(133) "sorensen-i-tregon-zyrtarit-te-okbse-per-marreveshjen-qe-u-shpall-te-shtunen-ne-prishtine-fryma-konstruktive-dhe-pragmatike-e-mundesoi"

Ballina

Gazeta Express

18/03/2026 19:35

Sorensen i tregon zyrtarit të OKB’së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

Ballina

Gazeta Express

18/03/2026 19:35

Emisari i BE’së për Dialogun, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix. Sorensen e ka njoftuar atë me marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë Kurti sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt. 

Diplomati danez ka thënë se marrëveshja me Kurtin u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike. 

Sorensen gjithashtu ka treguar se kanë folur për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog , frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në UN javën e ardhshme.”, ka shkruar Sorensen. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement