Søren Kierkegaard: Çfarë është poeti? - Gazeta Express
string(35) "soren-kierkegaard-cfare-eshte-poeti"

Arte

Gazeta Express

06/11/2025 16:36

Søren Kierkegaard: Çfarë është poeti?

Arte

Gazeta Express

06/11/2025 16:36

Poeti është qenie e palumtur, zemra e të cilit është çjerrë prej vuajtjeve të fshehta, por buzët e të cilit janë kaq çuditshëm të formuara, sa kur psherëtimat dhe të qarat arratisen prej tyre, tingëllojnë si muzikë e bukur. Fati i tij është si ai i viktimave të pafat që tirani Phalaris i burgoste në një dem prej bronzi të zgavërt dhe ngadalë i torturonte mbi një zjarr të qëndrueshëm. Qaravitjet e tyre nuk i arrinin dot veshët e tiranit dhe për pasojë nuk mundeshin të shkaktonin zemëratë në shpirtin e tij, kur i mbërrinin në vesh, i dukeshin si muzikë e ëmbël. Dhe njerëzia bëhen turmë rreth poetit dhe i thonë atij: Këndo për ne një muzikë të afërt; kjo është si të thuash: “Shpresojmë që vuajtje të reja të mundojnë shpirtin tuaj, por buzët tuaja të jenë aq të formuara sa më parë, të qarat vetëm do të na frikësonin, por muzika është me shije.” Dhe kritikët gjithashtu vinë dhe thonë: “Goxha e saktë, kështu duhet të jetë sipas rregullave të estetikës”. Tani kuptohet që kritiku i ngjan një poeti deri në rrëzë të flokëve, atij vetëm i mungon vuajtja në zemrën e tij dhe muzika mbi buzët e tij. Prandaj, më mirë do të zgjidhja të isha pjesë e një turme me derra nga Amager dhe të kuptohesha nga llumi se të isha një poet dhe të keqkuptohesha nga njerëzit. /Hejza