Gazeta Express ka siguruar një foto të komedianit Hasim Memishi “Sopi” në foltore të Paralamentit. Sopi, duke përdorur satirën kohëve të fundit ka qenë mjaftë kritik ndaj dukurive negative, e sidomos ndaj partive politike shqiptare.
Për shkak se jemi në kohë para-fushate, në opinion lindën dyshime se ai mbështet ndonjë parti politike, madje se do të garojë për deputet në këto zgjedhje.
Megjithatë, Sopi për Express tha se ditën e mërkurë janë futur në Parlement për të xhiruar disa skena që do i përdorë në një projekt që pritet të fillojë së shpejti, së bashku me aktorin Enis Ajrullai.

Ai hodhi poshtë të gjitha zërat se i përket ndonjë partie politike, apo se do të garojë për deputet./GazetaExpress/
tag_katrorimaqedoni_2
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...