Në gjirafaVideo dhe T7 sonte u lansua emisioni më i ri satirik, që trajton lajmet e ditës në një mënyrë më ndryshe se që jemi mësuar t’i shohim.
Lajmet ditore kanë marrë një dimenzion tjetër me satirën më të re nga gjirafaVideo, të quajtur “Mbrëmjet e Lajmeve”. Ky emision lajmesh trajton temat aktuale nga vendi, bota, show bizi e moti, por gjithmonë me një dozë humori e satire.
Në rolet kryesore, atë të udhëheqësve të emisionit, kemi aktorin e njohur Armend Baloku që luan Ditar Gashin, dhe Kaltrina Zeneli në rolin e Dije Krasniqit. Aktori tjetër i dashur Shkëlzen Veseli paraqitet si një analist i çuditshëm, por edhe shumë argëtues, e Ida Ademi, një vajzë e re dhe e talentuar prezanton motin.
“Mbrëmjet e Lajmeve” shfaqet çdo natë nga ora 20:10, dhe aty gjithçka që ndodhë mund të besohet, vetëm për ata që besojnë në çdo lajm që dëgjojnë.
Ky emision është prodhim i GjirafaStudios, por megjithatë nuk përmban qëndrim të produksionit dhe ka vetëm qëllim argëtimin e publikut.
“Mrëmjet e Lajmeve” mund ta shikoni në gjirafaVideo dhe në T7, çdo natë, duke filluar nga ora 20:10.
Shikoni këtu edicionin e plotë: