Sonte shfaqja “Top Girls” mysafire në Podujevë - Gazeta Express
string(44) "sonte-shfaqja-top-girls-mysafire-ne-podujeve"

Arte

Gazeta Express

17/03/2023 15:29

Sonte shfaqja “Top Girls” mysafire në Podujevë

Arte

Gazeta Express

17/03/2023 15:29

“Top Girls” do të jetë sonte shfaqje mysafire në Teatrin e qytetit në Podujevë, më fillim nga ora 19:00.

Kjo shfaqje vjen në një version modern, si bashkëproduksion i Artpolis – Qendrës për Art dhe Komunitet me Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.

“Top Girls” është një shfaqje e vitit 1982. Historitë e panumërta që Churchill paraqet në shfaqje tregojnë se çfarë presioni dhe se sa çrregulluese mund të jetë jeta nën patriarkatin.

Shfaqja tregon rolet e grave në shoqërinë moderne dhe betejat me të cilat ato përballen për të arritur sukseset në jetën e tyre profesionale, dhe për atë se çfarë do të thotë të jesh grua e suksesshme në shoqëri.

Në këtë shfaqje ndërthuren histori të grave të periudhave të ndryshme, gra nga Evropa e Mesjetës, Anglia e shekullit të nëntëmbëdhjetë e Japonia e shekullit të trembëdhjetë, si dhe gra që ishin subjekte të pikturave dhe tregimeve të famshme të kompozuara nga burrat. Të gjitha këto gra kanë një gjë të përbashkët – sakrificën dhe kontributin për lirinë e grave.

Shfaqja teatrore “Top Girls” me regji të Shkurtë Aliut realizon reprizën e saj në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” Podujevë.

/Express/