Sonte sfida e tretë çerekfinale, Prizreni 16 përballë Sigal Prishtinës - Gazeta Express
string(69) "sonte-sfida-e-trete-cerekfinale-prizreni-16-perballe-sigal-prishtines"

Basketboll

Gazeta Express

04/05/2022 18:36

Sonte sfida e tretë çerekfinale, Prizreni 16 përballë Sigal Prishtinës

Basketboll

Gazeta Express

04/05/2022 18:36

Sot zhvillohet sfida e tretë çerekfinale të “Play-off”-it mes Prizreni 16 dhe Sigal Prishtinës, që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit 95:87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit 98:89.

Lexo Edhe:

Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë.

Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma në Prizren nga ora 20:30.