Sonte prime i BBVK4, një surprizë e veçantë pret njërin nga banorët - Gazeta Express
string(66) "sonte-prime-i-bbvk4-nje-surprize-e-vecante-pret-njerin-nga-banoret"

TV/Film

Gazeta Express

21/11/2025 20:58

Sonte prime i BBVK4, një surprizë e veçantë pret njërin nga banorët

TV/Film

Gazeta Express

21/11/2025 20:58

Sonte, nga ora 21:00, fillon prime i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, reality-shou më i madh në vend.

Edhe pse nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e banorëve në shtëpi, “Vëllai i Madh” pritet të tregojë bujari të madhe, pasi ka përgatitur një befasi të veçantë për njërin prej tyre, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj.

Gjatë mbrëmjes, pritet të diskutohet edhe largimi i këngëtarit Mentor Haziri, i cili qëndroi pothuajse një natë brenda shtëpisë, por vendosi të largohej vullnetarisht.

Vëmendje të madhe pritet të marrë edhe debati i ashpër që shpërtheu mes tri banoreve, Benitës, Albes dhe Elijonës, ku kjo e fundit u rëndua emocionalisht pas disa akuzave personale që iu drejtuan nga dyshja.

Ndiqeni në Klan Kosova nga ora 21:00!