Sonte një super spektakël ‘Prime’ – mos e humbisni
TV/Film
Gazeta Express
20/11/2023 20:29
Pak minuta na ndajnë që prej nisjes së
spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.
Spektakli ‘Prime’ do të nis nën prezantimin e
nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, derisa tek paneli i opinionistëve
do të jenë të ulur, Anita Haradinaj e Bledi Mane.
Situatat, debatet e ngjarjet që e
karakterizuan fundjavën në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, pritet të diskutohen
sonte, po ashtu edhe procedura e nominimeve.
Spektakli ‘Prime’ nis transmetimin nga ora
21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.