string(75) "sonte-niset-grupi-i-fundit-i-haxhilereve-nga-kosova-per-ne-vendet-e-shenjta"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 10:14

Sonte niset grupi i fundit i haxhilerëve nga Kosova për në vendet e shenjta

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 10:14

Në Pejë sot po bëhet grumbullimi i haxhilerëve që do të nisen për në haxh.

Drejtori i financave nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë, Muhabet Mavraj, deklaroi për Klan Kosova se sivjet nga vendi ynë janë 1 mijë e 576 haxhilerë ndërsa sonte pritet që të jetë edhe grupi i fundit  që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta së bashku me haxhilerë të Deçanit dhe të disa komunave të tjera, që do ta përmbyllin ciklin e udhëtimeve për në vende të shenjta Meke dhe Medine.

“Nisjet kanë filluar me 24-25-26 dhe në ditën e sotme, ndërsa kthimi i tyre pritet të jetë pas 21-22 ditësh”, sqaroi mes tjerash Mavraj.