Sonte në Tiranë luhet shfaqja ‘Fausti’ - Gazeta Express
string(36) "sonte-ne-tirane-luhet-shfaqja-fausti"

Arte

Gazeta Express

10/03/2023 14:46

Sonte në Tiranë luhet shfaqja ‘Fausti’

Arte

Gazeta Express

10/03/2023 14:46

Në reporterin e shfaqjeve mysafire në Teatrin e Tiranës, që udhëtuan nga Teatri Kombëtar i Kosovës është edhe shfaqja ‘Fausti’ e cila do të luhet sonte.

‘Fausti’ është koproduksion mes Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe atij të Prizrenit “Bekim Fehmiu”.

Mbi shfaqjen:

Pasi Fausti kupton se ka shpenzuar jetën në kërkim të dijeve më të larta është i gatshëm që t’i shes shpirtin Mefistos në këmbim të edhe 30 viteve jetë, të cilat do të dëshironte ti përdorë për ta përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizë në kohëra dhe hapsësira tjera që ta ngopë kurreshtjen e tij të pafundme …Por, në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta se ato të Fausti…

Aktorët që luajnë janë: Shkëlzen Veseli, Adrian Morinam Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyçi, Aurita Agushi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha dhe Alban Morina. 

/Express/