Sonte në “Natë Vere” dokumentar kushtuar Bekim Lumit - Gazeta Express
string(50) "sonte-ne-nate-vere-dokumentar-kushtuar-bekim-lumit"

Sonte në “Natë Vere” dokumentar kushtuar Bekim Lumit

Arte

Gazeta Express

30/07/2021 16:08

Bekim Lumi, ishte regjisori i shfaqjeve më të mira në teatrin kombëtar në dy dekadat e fundit.

Përgjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor, midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Lexo Edhe:

Andaj, në tre vjetorin e vdekjes së tij, në kuadër të emisionit veror “Natë Vere” në T7, do të shfaqet një dokumentar kushtuar regjisorit.

Ky dokumentar i cili është punuar nga Shkodran Hoti dhe regjisori Gëzim Hasani do të transmetohet nga ora 20:30 në T7.