Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sonte me dy super-ndeshje, ndërsa dy të tjera të kësaj xhiroje u luajtën paraprakisht mbrëmë.
Sonte do të ndeshen Bashkimi dhe Vëllaznimi, dy skuadra që e kërkojnë fitoren në këtë përballje, shkruan “Gazeta Express”.
Prizrenasit i kanë 11 fitore e 7 humbje, kurse kuqezinjtë 8 fitore e 13 humbje.
Sfidë e baraspeshuar dhe interesante shihet ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra jo në formën më të mirë këtë edicion me nga 8 fitore e 13 humbje. /Gazeta Express
