Shqipëria është duke u përballur me temperatura të ulta që prej mëngjesit të sotëm, të cilat do të ulen edhe më tej gjatë ditës së nesërme dhe ditëve në vijim.
Siç raporton Meteoalb si edhe stacionet meteorologjike rajonale, temperaturat kanë zbritur nën zero në pjesën më të madhe të vendit, të cilat janë përfshirë edhe nga reshje dëbore.
Aktualisht, përveç Ultësirës Perëndimore, në të cilën temperaturat janë mesatarisht 1 deri në 5 gradë Celsius, e gjithë pjesa tjetër e vendit karakterizohet nga një mot i ftohtë me temperature nga -2 në -10 gradë Celsius.
Temperaturat pritet të ulen edhe më tej pas mesnate duke rrezikuartë shkaktojnë probleme te automjetet që qendrojnë jashtë duke ngrirë ujin në motor./albeu.com
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...