Sonte mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit” - Gazeta Express
string(80) "sonte-mbahet-hapja-solemne-e-festivalit-nderkombetar-te-filmit-art-without-limit"

Sonte mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit”

Arte

Gazeta Express

01/12/2022 15:36

Edicion më i ri i Festivalit të Filmit ‘Art Wihtout Limit’ do të mbahet nga data 01 – 03 Dhjetor 2022 në Kino Armata në Prishtinë!

Në këtë edicion janë përzgjedhur 50 filma të shkurtër, dokumentar, artisik dhe animacion, të gjithë filma që kanë për temë aftësinë e kufizuar, të cilët filma do të shfaqen për tre ditë radhazi në Kino Armata në Prishtinë!

Lexo Edhe:

Drejtori artistik Burim Haliti ka bërë të ditur sot në rrjetet sociale së pas punës së tyre disamuajshe, festivali është gati të nisë sonte.

Postimi i plotë:

Të dashur kolegë Artist, organizata të aftësisë së kufizuar, të nderuar film dashës, miq e mikesha;

Pas një pune disa muajshe rreth organizimit të “Art Without Limit International Film Festival” 3

Ju ftojmë sonte në hapjen solemne të Festivalit në ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë!

Unë si Drejtor Artisik së bashku me stafin tim profesionist, kemi bërë një program të jashtëzakonshëm ku do të shfaqen filma të mrekullueshëm nga e gjithë Bota, po ashtu kemi performanca dhe diskutime nga autorët e filmave të huaj dhe vendorë, ndërsa nesër nga ora 11:00 është program I fëmijëve, ku do ti shfaqim disa animacione dhe do të ketë performance dhe diskutime me fëmijët!

Po ashtu nesër me 01/12 dhe pasnesër me 02/12 gjatë ditës dhe mbrëmjes do të ketë filma të mrekullueshëm Ndërkombëtar dhe vendor!

Mbyllja do të bëhet me datën 03/12 në ora 19:00 në Kino Armata – Prishtinë!

Mirë se vini sonte në ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë!

/Express