Sonte luhet finalja e madhe e Superkupës - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

05/09/2021 12:08

Sonte luhet finalja e madhe e Superkupës

Basketboll

Gazeta Express

05/09/2021 12:08

Finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Trepçës. Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Pas shumë ndeshjeve interesante është koha për finalen e madhe dhe trofeun e çmuar, që e duan dy skuadrat. Për prizrenasit do të ishte historike, sepse do të ishte trofeu i parë në histori të klubit, ndërsa mitrovicasit duan trofeun e parë pas vitit 2012, kur kishin fituar titullin dhe Kupën.

Lexo Edhe:

Prizrenasit për të arritur në finale mundën Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale Pejën 96:85, kurse mitrovicasit për të arritur në finale eliminuan Rahovecin 75:71 dhe Golden Eagle Yllin 81:69.

Dy skuadrat janë të motivuara për këtë finale, që pritet të jetë shumë interesante dhe me emocione.

Pas ndeshjes do të jepet edhe çmimi MVP për lojtarin më të mirë të turneut të Superkupës.

Ndeshja do të transmetohet në Artmotion dhe Kujtesa. Turneu i Superkupës organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Për shkak të masave anti-Covid 19 nga Qeveria e Kosovës, finalja, ashtu si takimet tjera zhvillohet pa shikues. Të gjithë personat në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën sociale.