Instituti i Artit dhe Medias ‘Bulevard’ me 15 shkurt në orën 19:00 organizon performancë muzikore dhe poezi nga Eljesa Beka.
Tiranë, 2024
Lule Kosova ju fton në javën e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e para festë që prej liberalizimit të vizave, e cila promovon tematikën e pavarësisë, si liri në shprehje të formave të ndryshme së dashurisë, mendimeve dhe gjuhës.
Lule Kosova 2024, prezanton një vepër të re të komisionuar nga Bulevard, të kuruar nga Rina Meta me kontributin e artistes, muzikantes dhe poetes Eljesa Beka.
Ekspozita performative me titullin ‘Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan’*** hapet për publikun me datë 15 Shkurt në orën 19:00 në Institutin e Artit dhe Medias ‘Bulevard’, si e para nga një seri ndërhyrjesh artistike në kuadër të këtij programi.
Përmes performances së saj muzikore, artistja Eljesa Beka shqyrton këtë moment historik të Kosovës si një mundësi për ta parë atë me sy të lirë, për të krijuar një lidhje të re, intime dhe të sinqertë me të dhe për ti dhuruar një material tejet personal me poezi, melodi, peizazhe tingullore, mesazhe zanore, dhembshuri dhe fragmente romancash të jetuara. ‘Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan’ shërben edhe si një vegël për ti dhënë kuptim mundësisë së të vështruarit të historisë moderne të një vendi, me fuqinë për ti dhënë përmbajtjes së asaj historie një perspektivë të re. ‘Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan’, e cila vjen si një nga seritë e programit të planifikuara të vitit 2024, e merr titullin nga ‘Good Grief’ , poezi e Eljesa Bekës që ka inspiruar dhe informuar pjesën muzikore më të cilën shënohet Lule Kosova 2024.
Perfomanca Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan lë pas një ekspozitë e cila do të mbetet e hapur për publikun deri më 01 mars, 2024.
BIO
Lule Kosova ështënjë program i Bulevard, i cili përkon me javën e Pavarësisë së Kosovës, ku artistë kuratorë, dhe botues, ftohen për të kremtuar të përbashkëtat dhe lirinë dhe format e ndryshme të shprehjes së dashurisë, mendimeve dhe gjuhës. Përmes programeve vjetore që trajtojnë tema të pavarësisë, ‘Lule Kosova’ synon të ndërtojë lidhje të qëndrueshme midis institucioneve, profesionistëve të kulturës dhe artistëve nga Kosova e Shqipëria.
RINA META është krijuese dhe botuese e bazuar në Prishtinë dhe Londër. Ajo është e ftuar nga Instituti i Artit dhe Medias ‘Bulevard’ si kuratore e Lule Kosova 2024, një seri ngjarjesh performative dhe zanore që do të zhvillohen në Tiranë. Rina është themeluese e GIRLS, një platformë kulturore nëpërmjet të cilës bashkëpunon në botimin dhe shpërndarjen e historive dhe tregimeve të shkruara, fotografike, grafike, dhe artistike.
ELJESA BEKA është artiste nga Prishtina që ka zhvilluar karrierën e saj përmes një hulumtimi dhe krijimtarie të gjerë në muzikë, programim filmash dhe letërsi. Ajo eksperimenton me sinte dhe pajisje për prodhim muzikor dhe filmik në krijimin e tingujve dhe prodhimin e muzikës ambient-elektronike. Praktika e krijimit të muzikës dhe shkrimeve poetike janë mënyrë përmes të cilës ajo zhvillon një vlerësim të thellë për artin dhe kulturën që shërbejnë si kanale për eksplorim dhe shprehje personale dhe jo vetëm.
BULEVARD është një institut i artit dhe medias i cili u hap në Tiranë në vitin 2021. Ai ndodhet në katin e nëndheshëm të Destil Creative Hub, në godinën e ish-selisë së Gazetës Bashkimi, një ndër gazetat kryesore të regjimit socialist.
I konceptuar si një proces i hapur editorial, programi i Bulevard-it është i përbërë nga ditarët, thashethemet dhe shënimet me fokus në rrëfimet arkivore. Këto manifestohen si botime, ngjarje performative dhe takime vjetore me artistë, arkivistë, redaktorë dhe kuratorë. Bulevard ka në qendër arsimin, drejtësinë sociale, praktikat feministe dhe queer ndër breza si dhe kërkimin e vazhdueshëm të hapësirave në të cilat komunitetet mund të takohen dhe të shprehen lirisht.