Sonte hapet ekspozita e Nurhan Qehajës, “Vizatime n‘letër” - Gazeta Express
string(54) "sonte-hapet-ekspozita-e-nurhan-qehajes-vizatime-nleter"

Sonte hapet ekspozita e Nurhan Qehajës, “Vizatime n‘letër”

Arte

Gazeta Express

03/08/2022 14:45

Sonte në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, do të hapet ekspozita “Vizatime n ‘letër”, ku do të qëndrojë hapur rreth 50 ditët në vijim

Galeria e Ministrisë së kulturës, ku do të mbahet ky event do të mbushet me ditarët pamorë, e me shumë vizatime të përhapura në sipërfaqen e këtij objekti.

Lexo Edhe:

Ditarët e artistes Nurhan Qehaja përbëhen nga biseda e mendime, dhe përmes kësaj janë themeluar edhe vizatimet në letër.

Ekspozita që do të hapet sonte është kuruar nga Majlinda Hoxha, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në Facebook.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 20 shtator 2022.
/GazetaExpress