string(43) "sonte-hapet-aqua-park-milenium-detiikosoves"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2021 14:36

Sonte hapet Aqua Park “Milenium” #detiikosoves

Lajme

Gazeta Express

29/07/2021 14:36

I shtrirë në mbi 7 hektar, pa asnjë dyshim, është parku ujorë më i madhi në Kosovë & Evropë Juglindore. Në një ambient përrallorë, në mes të gjelbërimit, me pamja drejt majës së Lubotenit, @AquaPark Milenium i bashkohet Milenium Resort i cili nga tetori i 2016-së është adresa e fëmijëve nga e gjithë Kosova e më gjerë që bashkë me prindërit & organizimet shkollore kanë përjetuar momente të paharruara.

Çdo gjë është e detajuar, nga hyrja ju do të keni një ambient të monitoruar dhe të qasshëm në çdo pjesë. Një staf me mbi 120 punëtor/e të përgatitur e profesional do të mirëpres dhe akomodoj secilin vizitor në ambientet e mahnitshme të @AquaPark Milenium

Pishinat, operojnë sipas sistemit më të avancuar të kontrollit dhe filtrimit. Burimi i ujit është nga thellësia e tokës duke bërë që uji të jetë i pastër, e i filtruar sipas parametrave superiore duke u bazuar dhe në teknologjinë më të avancuar.

Kuzhina dhe pijet tashmë janë dëshmuar, duke qenë se Milenium është vendi i specialiteteve kualitative e me shije unike. Kuzhina është vendi ku çdo gjë përgatitet me shumë pasion, specialitete nga deti, ushqimet tradicionale, ushqimet e shpejt, sallatat sezonale janë të gjitha të cilësisë më të lartë.

Ju mirëpresim këtë te premte nga ora 09:00 e mëngjesit, Aqua Park Milenium Staff

Secila pishinë ka sistemin e vet të filtrimit, duke siguruar ambiente të pastra dhe cilësi maksimale përgjatë gjithë kohës tuaj në parkun ujor më të madhin në Kosovë dhe Evropën Juglindore.

Qasja në @AquaPark Milenium është fare e lehtë, duke përdorur autostradën Arbën Xhaferi, apo rrugën e kryesore; ndërsa hapësirat e parkimit janë të shtruara me dedikim nga kompania Eskavatori, emër që garanton cilësinë superiore.

Ndiqni faqen tonë për ofertat dhe programin në @AquaPark Milenium

Për rezervime në pishinë +38348777721

#detiikosoves #aquaparkmilenium