Sonte do të zhvillohen finalet e Superkupës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.
Finalja e parë do të zhvillohet te hendbollistet, mes Istogut dhe Ferizajt, nga ora 18:00, shkruan Gazeta Express.
Istogu ka fituar gjithë trofetë edicionin e kaluar dhe synon të vazhdojë me dominim. Por, ferizajaset synojnë të ndërpresin këtë dominim, duke nisur nga ndeshja e Superkupës.
Pas kësaj, radha do të jetë për finales mes Besa Famgas dhe Trepçës, që fillon në ora 20:00 dhe pritet të jetë tejet interesante.
Mitrovicasit janë fitues të Kupës së Kosovës, kurse pejanët kampionë në fuqi të Kosovës.
Të dy ndeshjet finale do të zhvillohen në palestrën “Minatori”, që pritet të jetë i mbushur me shikues. /Gazeta Express/