Sonte fillon Liga e Kampionëve, “nxehtë” në Paris e në Milano, Muja e viziton Barcelonën - Gazeta Express
string(84) "sonte-fillon-liga-e-kampioneve-nxehte-ne-paris-e-ne-milano-muja-e-viziton-barcelonen"

Sonte fillon Liga e Kampionëve, “nxehtë” në Paris e në Milano, Muja e viziton Barcelonën

Futboll

Gazeta Express

19/09/2023 10:13

Sonte do të fillojë faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Grupet E, F, G e H do ta hapin perden e edicionit 2023/24 të grupeve të Championsit.

Lexo Edhe:

Grupi F do t’i sjellë dy duele interesante dhe më të fortat e natës së sontme.

Milani do të mundohet ta harrojë humbjen turpëruese nga Interi në derbin e qytetit për ta mposhtur në shtëpi Newcastlen.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:45.

E dueli tjetër i grupit mes Paris Saint-Germainit dhe Borussia Dortmundit do të jetë po ashtu interesant.

Kampioni Manchester City do ta nisë mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Grupin G, ndërsa Arbnor Muja me Antëerpin do ta vizitojnë Barcelonën në Grupin H.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të nisin në orën 21:00. /Gazeta Express/