Sonte “El Clasico” që mund të vendosë për titull në La Liga - Gazeta Express
string(57) "sonte-el-clasico-qe-mund-te-vendose-per-titull-ne-la-liga"

Sonte “El Clasico” që mund të vendosë për titull në La Liga

Sport

Gazeta Express

19/03/2023 9:35

Barcelona dhe Real Madridi sonte do të përballen mesvete në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” të dielën, nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kampionat, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, u fitua nga “Los Blancos” me rezultatin 3:1.

Barcelona dhe Real Madridi janë takuar edhe dy herë tjerë këtë sezon. Të dy ndeshjet i kanë takuar katalunasve.

Barça fitoi 1:3 në finalen e Superkupës së Spanjës, si dhe 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit. /Gazeta Express/