Sonte ekskluzivisht në “Pressing”, e ftuar ish-Presidentja Vjosa Osmani - Gazeta Express
string(68) "sonte-ekskluzivisht-ne-pressing-e-ftuar-ish-presidentja-vjosa-osmani"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 15:42

Sonte ekskluzivisht në “Pressing”, e ftuar ish-Presidentja Vjosa Osmani

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 15:42

Vjosa Osmani ka përmbyllur të shtunën një kapitull të karrierës së saj politike, duke ia dorëzuar detyrën e Presidentes, Albulena Haxhiut, Kryetare e Parlamentit nga radhët e VV’së, e cila sipas Kushtetutës ka të drejtë ta ushtrojë atë deri në 6 muaj.

Ish -Presidentja e vendit, që erdhi në zyrën kryesore të shtetit në bashkëpunim me kreun e VV’së Albin Kurtin, tashmë ka paralajmëruar një rrugëtim të ri politik, si rivale e këtij të fundit. Por, si do t’ia nis rishtazi politikës Osmani ende s’e ka bërtë të qartë. Për të folur për 5 vjetët si shefe e shtetit,  raportet dhe përplasjet me Kurtin, planet për të ardhmen në politikë, Osmani është mysafire sonte nga ora 20: 45 në Pressing të T7 me autor Leonard Kërqukin. Kjo është intervista e parë e saj pasi e la zyrën.

Cili ishte momenti kyç që krisi raportet mes saj dhe Kurtit, a ishte përfaqësimi që ajo bënte jashtë vendit arsye kryesore e mospajtimeve,  a llogariste Osmani se Kurti megjithatë do ta kandidonte edhe për një mandat dhe ku do të vazhdojë angazhimi i saj politik në të ardhmen. Për këto dhe çështje tjera ndiqeni sonte emisionin Pressing të T7.

Advertisement
Advertisement
Advertisement