Krahas Ligës së Evropës, sonte do të kompletohet edhe finalja e Ligës së Konferencës, i cili njihet si kompeticioni i tretë më i rëndësishëm i futbollit evropian.
Sonte na presin dy ndeshje të kësaj gare, të cilat do të nisin nga ora 21:00, shkruan “Gazeta Express”.
Chelsea shihet si favorite absolute për ta prerë një biletë për në finale pasi e fitoi bindshëm me rezultat 4:1 duelin e parë ndaj Djurgardeen në udhëtim.
E sonte londinezët në “Stamford Bridge” do të mundohen ta administrojnë me kujdes këtë kapital dhe ta sigurojnë kështu finalen.
Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë vërtet i zjarrtë.
Betisi e mundi Fiorentinën në ndeshjen e parë në Spanjë me rezultat 2:1, ndërsa sonte “Viola” do ta kërkojnë përmbysjen e madhe, derisa spanjollët synojnë që ta ruajnë avantazhin minimal nga përballja e parë. /Gazeta Express