string(67) "sondazhi-kombetar-i-rtv-ora-notto-tkurren-ps-lsi-nga-2017-rritje-pd"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 22:12

Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 22:12

Në studion e “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Notto-s, shqiptarët po njihen me rezultatet e sondazhit të parë të RTV Ora & Notto, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin për zgjedhjet e 25 prillit 2021.Të dhënat po komentohen në studio me analistët Dritan Hila, Aleksandër Çipa, Artan Hoxha dhe Agron Gjekmarkaj.

Tabela 4:Orientimi i votës

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Anonio Notto.

Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

Si e komentojne analistet orientimin e votës

Tabela 3

Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 25 Prillit.
Nga qytetarët që janë përgjigjur me “Po” e që janë 85.4% e të sonduarëve, 84% janë të punësuar dhe 86.6% të papunë.


Tabela 2: Kush votoi PO dhe kush JO

Në ndryshim, femrat që i vlerësojnë të rëndësishme këto zgjedhje janë më të shumta në numër, 88.7% thonë po, 5.0% jo dhe 6.3% thonë nuk e di.

Lidhur me moshën, më të painteresuar për zgjedhjet janë mosha 35-54 vjeç  me 81.1% dhe më të interesuarit janë ata mbi 54 vjeç me 89.0%.

Edhe numrin më të lartë të të pavendosurve e ka grupmosha mbi 54 vjeç, 7.1% ndërsa numrin më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 3.8%

Tabela 1

Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?

85.4 % mendojnë për PO.

Cfarë duhet të dimë për sondazhin?

Marzhi i gabimit është 2-3%. Antonio Notto shpjegoi se është kampion përfaqësues i zgjedhësve shqiptarë, për banorët që janë në Shqipëri dhe do të marrin pjesë në votime. Është një kampion prej 2000 zgjedhësish sipas moshës dhe vendit të qëndrimit,  është marrë në qytete të mëdha dhe të vogla. Me telefon fiks dhe celular.

Sa ka ndikuar pandemia?

Antonio Notto: “Absolutisht jo. Nuk përbën ndryshim qëndrimi në shtëpi apo studio, nuk është problem takimi me qytetarët sepse kjo do të ndikonte dhe në rezultatin e sondazhit. Përmes ëebit nuk ndikon te sondazhet që bëjmë” tha Antonio Notto duke shtuar se bashkëpunimi më i mirë me Rtv Ora për zgjedhjet ishte në 2017, pasi sondazhet e 2019 nuk patën rezultatin që ne deshëm.

Kur është kryer?

Antonio Notto: “Është zhvilluar në shumë ditë të javës së kaluar, si në ditë pushimni dhe ditë pune. Është element shumë i rëndësishëm që na ka lejuar për të gjetur njerëz që punojnë dhe ata që janë në shtëpi. I kemi shpërndarë intervista në 3-4 ditë që të gjejmë një kampion sa më të ndryshëm.“

Sot sondazhi i një serie sondazheve

Antonio Notto do të jetë prezent në programin Tempora Speciale, në prezantimin e rezultateve të para të një serie sondazhesh përgjatë javëve në vijim.

Këto sondazhe janë të vetmet të besueshme, profesionale e të sakta që kanë shoqëruar zgjedhjet e shqiptarëve në dekadën e fundit, prirjen e tyre te votës drejt forcave politike, duke krijuar traditën më të mirë përballë skepticizmit mbi vërtetësinë e rezultateve.

Për të kulmuar me zgjedhjet dhe EXIT Poll-et.