Sondazhi i ri thotë se vetëm katër parti do të jenë në Kuvendin e Kosovës, përveç partive të komuniteteve që i kanë të garantuara 20 ulëse.
Vetëvendosje do t’i ketë 49 deputetë, PDK-ja 23, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8, sipas sondazhit të Klan Kosovës.
Ky numër u nxor pas shpërndarjes së përqindjes të kategorive të papërcaktuara dhe partive nën prag.
Në proporcion partia e parë merr më shumë përqindje.

