Kandidati i VV’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola ka treguar se si u vendos që ai të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.
Gola në emisionin Pressing në T7 tha se një nga arsyet pse ka vendosur të kandidojë është se në dy palë zgjedhje ishte i mbështetur fuqishëm nga Gjakova.
“Duke e konsideruar se si në dy palë zgjedhje nacionale isha i mbështetur fuqishëm nga Gjakova. Në vitin 2021 u bëra deputet me votat e Gjakovës dhe në vitin 2025 kisha një rritje të ndjeshme të votës në Gjakovës. Dhe konsiderova mos po përceptohemi si bukëpërmbysë, që kur tash neve po mendojmë që na duhet për një kandidatur në Gjakovë, e nuk po na ofron gatishmëri. Është e drejtë dhe korrekte që t’i përgjigjem kësaj ftese, dhe përfundimisht vendosa”, tha ai.
Tutje, Gola tregoi se po ashtu edhe në sondazhet e brendshme ka pasur një epërësi të lehtë krahasuar me atë të Agon Batushës, dhe kështu thotë se u vendos që Gola të jetë kandidat për kryetar të Gjakovës.
“Sondazhet e brendshme treguan që kam një epërsi të lehtë dhe vendosën që ndoshta kësaj radhe më mirë është Ardiani sesa Agon Batusha”, tha ai.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...