Son Heung-min pati një super ndeshje për Los Angeles Football Club (LAFC) në humbjen dramatike ndaj Vancouver Whitecaps në çerekfinalet e MLS.
Pas një gjysme të parë të dobët, LAFC u rikthye duke barazuar falë dy golave të Son, një në minutën e 60 dhe një tjetër nga një goditje e bukur nga dënimi në shtesë.
Megjithatë, LAFC humbi në penallti 4-3, pasi Son goditi shtyllën në penalltinë e parë, dhe dy nga tre lojtarët e tjerë dështuan.
Pas ndeshjes, Son mori përgjegjësinë për humbjen, duke thënë: “Ky është gabimi im, por do të kthehemi më të fortë vitin tjetër.”
Trajneri Steve Cherundolo lavdëroi ndikimin e tij, duke e cilësuar si një “lojtar të klasit botëror”, duke shtuar se me Son-in që nga fillimi i sezonit, LAFC mund të kishte një histori të ndryshme. /GazetaExpress/