Solskjaerit i ka humbur durimi në Rashicën, e gjen zëvendësuesin e tij - Gazeta Express
string(69) "solskjaerit-i-ka-humbur-durimi-ne-rashicen-e-gjen-zevendesuesin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 15:32

Solskjaerit i ka humbur durimi në Rashicën, e gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 15:32

Ole Gunnar Solskjaerit po i humbet gjithnjë e më shumë durimi në Milot Rashicën.

Ylli kosovar është larg pritshmërive të trajnerit norvegjez.

Dhe, legjenda e Manchester Unitedit duket se e ka gjetur zëvendësuesin e futbollistit vushtrrias.

Solskjaer është përcaktuar për Leon Baileyn, të cilin e shëh si pasues ideal të ish-futbollistit të Vitesses, Werder Bremenit, Norwich Cityt dhe Galatasarayt, shkruan mediumi turk “politikam”, përcjell “Gazeta Express”.

Për futbollistin xhamajkan, të cilin trajneri ua ka kërkuar drejtuesve të klubit nga Stambolli, Aston Villa i kërkon hiç më pak se 28 milionë euro.

Duke e pasur parasysh shumën e lartë, “Shqiponjat” po e shohin mundësinë që ta marrin 27-vjeçarin në formë huazimi.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Solskjaer e ka informuar bordin e klubit se Rashica nuk po i përmbush pritjet e tij sa i përket ritmit dhe produktivitetit.

Ai ka këmbëngulur për përforcime dhe freskim të ekipit, të cilat i sheh si absolutisht të nevojshme.

Mbetet të shihet se ku mund të transferohet Rashica gjatë kësaj vere, ndërsa është përmendur si opsion rikthimi i tij në Bundesligë. /Gazeta Express