Solskjaer paralajmëron transferime në Man United këtë muaj - Gazeta Express
string(58) "solskjaer-paralajmeron-transferime-ne-man-united-kete-muaj"

Solskjaer paralajmëron transferime në Man United këtë muaj

Gazeta Express

24/01/2020 14:58

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është ende optimist se klubi i tij do t’i transferojë një ose dy lojtarë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, tani që skuadra e Djajve të Kuq është e dëmtuar shkaku i lëndimeve.

Manchester Unitedi do të niset për në Prenton Park për ndeshjen e FA Cup kundër Tranmeren të dielën pas dy disfatave me rezultat 2:0 radhazi – kundër Liverpoolit në Anfield dhe Burnleyt në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presioni është shtuar mbi trajnerin norvegjez pas këtyre rezultateve të dobëta. Edhe pse bordi i Manchester Unitedi raportohet se ende e përkrah Solskjaerin dhe s’e ka në plan ta shkarkojë atë, BBC sugjeroi të enjten se ndeshja e radhës mund të rezultojë të jetë e fundit për të si trajner i Djajve të Kuq.

Ndërkohë, në konferencën para ndeshjes të kësaj fundjavë, Solskjaer ka insistuar se klubi është duke punuar në rindërtimin e skuadrës dhe ka thënë se beson se do të arrihen një apo dy transferime deri në fund të këtij muaji.

“Planet tona janë afatgjate dhe do të na kthehen disa lojtarë nga lëndimet pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Kështu që do të jemi më mirë”, ka thënë Solskjaer.

“Ne jemi ende duke punuar për një ose dy transferime, kështu që le ta shohim nëse klubi do të arrijë t’i përfundojë ato”. /Gazeta Express/