Solskjaer llogarit në lojtarët kyç për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës - Gazeta Express
string(71) "solskjaer-llogarit-ne-lojtaret-kyc-per-gjysmefinalen-e-liges-se-evropes"

Solskjaer llogarit në lojtarët kyç për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Gazeta Express

15/08/2020 18:20

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se ai llogarit në lojtarët kyç të skuadrës së tij për përballjen në gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Sevillës.

Ndeshja, që do të zhvillohet në Cologne, është gjysmëfinalja e tretë e Manchester Unitedit për këtë sezon. Mirëpo, këtë herë, djemtë e Solskjaer do të tentojnë ta arrijnë atë s’e arritën dot dy herët e tjeraL kalimin në finale, që do të zhvillohet më 21 gusht, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ju e dini se kur arrini në një gjysmëfinale, do të luani kundër skuadrave të mira, skuadrave të mëdha me cilësi të mirë. Ky është momenti që lojtarët e mëdhenj ta shfaqin veten në këto ndeshje të mëdha”, ka thënë Solskjaer.

“Duhet të jesh 100 për qind i përqendruar, pasi në momentet e vogla mund të ta fitojnë apo të ta humbin ndeshjen. Ne e kemi mësuar që është shumë e dhimbshme të humbasësh në gjysmëfinale”.

Manchester Unitedi do të përballet në gjysmëfinale me Sevillën. Klubi spanjoll e eliminoi Wolves në fazën çerekfinale, për ta siguruar një vend përkrah Manchester Unitedit në gjysmëfinale. Në anën tjetër, Manchester Unitedi e mposhti Copenhagen në çerekfinale falë një penalltie të shënuar nga Bruno Fernandes në kohën shtesë.

Sevilla e ka fituar trofeun e Ligës së Evropës pesë herë në karrierë, përfshirë këtu tri herë radhazi nga viti 2014 deri në vitin 2016. Shkaku i kësaj dhe ecurisë prej 19 ndeshjeve pa disfatë, Van Persie thotë se djemtë e Julen Lopeteguit përbëjnë rrezik për Djajtë e Kuq. /Gazeta Express/